LSDM: Është kthyer besimi dhe konkurrenca në ekonominë vendore

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se politikat ekonomike të suksesshme të qeverisë së tyre, kanë kthyer besimin dhe konkurrencën në ekonominë vendore.

Marketing

Ata thonë se Maqedonia e Veriut është vend atraktiv për investime.

“Kompania gjermane ‘Gereshajmer” ka vendosur të investojë në një fabrikë t ëre në vend. Kompania do të prodhojë ambalazhe dhe prodhime farmaceutike, ndërsa do të sigurojë 400 vende të reja pune për kuadër të kualifikuar dhe me paga të larta”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se gjatë vitit 2018 është shënuar rekord në investimet e huaja në vlerë prej 624.5 milionë euro.