LSDM: Filluam bisedime serioze për formimin e Qeverisë, këto janë shtyllat kyçe

LSDM bëri të ditur përmes një komunikate se kanë filluar bisedimet serioze me liderët e partive politike dhe grupet e punës për mandat të plotë katërvjeçar të një shumice stabile në Kuvend dhe formimin e Qeverisë , e cila do të lëviz shpejt drejt rrugës evropiane, ekonomisë dhe drejtësisë.

Marketing

Më tej thuhet se po bisedon për një Qeveri që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, spastrimim e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe kapitalit të çdo funksionari

LSDM nënvizon se do të sjellë reforma serioze në administrate, por edhe zvoglimine saj për 20%, me më pak ministry dhe racionalizim të shërbimeve publike.

“Qeveria për të cilën po bisedojmë në vend të parë nga agjenda evropiane dhe qytetare do ta ketë ekonominë për vazhdimin e rritjes së rrogave, investime tek të rinjtë dhe zhvillim të barabartë rajonal, përkujdesje për të varfërit si dhe projekte tjera”, thekson LSDM.

Marketing