LSDM: Ftesa për në NATO sukses historik

I është hapur rruga edhe për një sukses historik Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Republika e Maqedonisë mori ftesë për NATO. LSDM i uron të gjithë qytetarët. Së bashku i’a dolëm. Dyert e Aleancës së NATO-s tanimë janë të hapura, është siguruar vend për Maqedoninë në NATO, thuhet në kumtesën e partisë së kryeministrit Zaev, LSDM.

“Anëtarësimi në NATO është një arritje strategjike e Maqedonisë, një kusht dhe obligim i vënë para vetës që nga pavarësimi i saj. Po arrihen qëllimet disa dekadeshe të gjeneratava të kaluara dhe të tanishme, sigurohet stabilitet, zhvillimi dhe e ardhmja e gjeneratave të ardhëshme”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja theksojnë se anëtarësimi në NTAO nuk nënkupton vetëm se siguri më të madhe dhe stabilitet, ajo nënkupton edhe më shumë investime, besmim të përforcuar ndërkombëtar në ekonomin e Maqedonisë, punësime të reja dhe më shumë para për çdo familje.

evn