LSDM: Gjorçevi dhe VMRO-DPMNE-ja e keqpërdorin tragjedinë me zja.rrin në Veles për pikë politike

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, pas hapave të Hristijan Mickovskit dhe Antonio Milloshovskit imponohet si simbol i lajmeve të rreme.

Marketing

Krahas lajmeve të rreme,  tashmë zakonisht nga VMRO-DPMNE keqpërdorin fatkeqësi në tentim të mbledhin pika të imëta politike ditore.

Është gënjeshtër se 5 orë është pritur dhe nuk është intervenuar, siç pohon duke gënjyer Gjorçevi.  Siç dihet edhe publikisht dihet të gjitha kapacitetet e  disponueshme janë aktivizuar në momentet e para të shpërthimit të zjarrit. Në mlnyrë shtesë, janë kyçur edhe njësite zjarrfikëse nga Shkupi dhe nga qytetet përreth të Velesit, si dhe pjesëtarët e ARM-së, me qëllim që me kohë të lokalizohet zjarri dhe parandalohen dëme të mëdha.

Lajmet e rreme e Gjorçevit janë fyerje  për zjarrfikësit, ushtarët, vullnetarët të cilët 12 oër kanë luftuar me zjarrin.

Është e qartë se  në kështjellën e VMRO-DPMNE-së nuk kanë kurrfarë ideje, kurrfarë programi në interes të qytetarëve dhe për këtë vazhdojnë të përhapin lajme të rreme dhe të keqpërdorin fatkeqësi në qëllime politike ditore.

Qendra për Komunikime e LSDM-së