Deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov ka mbajtur pres konferencë për media, ku tha se dita e djeshme edhe një herë tregoi se Gjorge Ivanov udhëhiqet nga interesa personale dhe të ngushta partiake, jo nga interesat e qytetarëve dhe shtetit, njofton Medial.mk.

“Derisa i gjithë kreu shtetëror porositi të ecet drejt të ardhmes, vetëm Ivanovi ftoi të mbetemi të ngatërruar në të kaluarën në urrejtje, ndarje, kriminalitet dhe mosndëshkim. Derisa qytetarët festuan të bashkuar, Ivanov nxiste urrejtje ndër fetare dhe ndërnacionale siç e bën me vite. Me këtë Ivanov shkeli mbi vlerat e Kryengritjes së Ilindenit dhe ASNOM-in”, ka thënë Kostadinov.