LSDM-ja do t’i bindë VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në për t’i tërhequr amendamentet për Kodin Zgjedhor

Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Aleksandar Kiracovski, paralajmëroi se më 25 dhjetor do të caktojë debat publik për ndryshim të Kodit Zgjedhor, me qëllim që të prezantohen argumentet dhe të binden ata të cilët janë kundër ndryshimeve.

Marketing

Ai shtoi se nga shërbimet e Kuvendit ka marrë informacion se deri në fund të javës së ardhshme do të largohet kjo pengesë dhe më pas do të fillojë kontrollimi i amendamenteve.

“Nga 5899 amendamente sa janë dorëzuar për të dy ligjet, 3734 nuk janë përpunuar. Menjëherë i kam njoftuar shërbimet e Kuvendit, të cilët na dhanë garancë se deri në javën e ardhshme do të përpunohen”, tha Kiracovski.

Ai shtoi se në lidhje me propozim-ligjet për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, më 25 dhjetor do të ketë diskutim publik dhe i ftoi të gjithë të interesuarit, por edhe propozuesit e amendamenteve që të jenë pjesë e një debati konstruktiv

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski deklaroi se anulimi i seancës së sotme të Komisionit Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve në mes Bashkësive konfirmoi vlerësimin e tyre se nuk kishte kushte rregullatore për fillimin e debatit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Për koordinuesin e grupit e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, megjithatë, anulimi i seancës së djeshme të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është konfirmim i vlerësimit të partisë se nuk ka kushte të rregullores për fillimin e debatit për amendamentet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Ai theksoi se mbajtja e seancës publike për një ligj që miratohet me procedurë të shkurtuar nuk është në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit, por nëse kryetari Talat Xhaferi ka planifikuar ta bëjë këtë, thotë ai, partia do të komentojë më tej.

Sipas Micevskit, kjo është një lojë manovruese nga kryetari i Komisionit sepse nëse dëshiron seancë publike, Rregullorja e përcakton që ajo të zhvillohet në procedurë të rregullt. Kështu, thekson ai, kur ligjet janë me procedurë të shkurtuar mënyra e vetme për tu debatuar ato është nëpërmes amendamenteve.

Për dy propozim ligjet e partive me të vogla, si për një njësi zgjedhore, ashtu edhe për Ligjin për lista të hapura, BDI dhe VMRO-DPMNE kanë dorëzuar mijëra amendamente. Kësisoj debati rreth këtyre amendamenteve nuk pritet që të përfundojë para shpërndarjes së Kuvendit, që është caktuar për më 11 shkurt, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill.

Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për propozim ligje, të cilat nuk janë me flamur të BE-së, nuk mund të kufizohet debati i anëtarëve të Komisionit.

Grupi parlamentar i BDI-së, i arsyeton mijëra amendamentet e dorëzuara si vërejtje se procesi për ndryshimin e Kodit zgjedhor, po zhvillohet në një kahje, njëanshëm dhe se ndryshimi i rregullave të lojës para zgjedhjeve është precedent i rrezikshëm, me të cilën mund të ballafaqohet skena politike në vend. Ata vlerësojnë se rregullat e lojës për zgjedhje patjetër të miratohen me konsensus, në pajtim me të gjitha partitë politike.

Qëndrim të njëjtë ndan edhe VMRO-DPMNE, të cilët thonë se çdo Kod zgjedhor, duhet të miratohet me konsensus të gjerë partiak dhe sa më larg nga momenti i zgjedhjeve.

“Nuk mundet Kodi i ri zgjedhor të miratohet pa pëlqimin e partive më të mëdha politike relevante dhe i njëjti të votohet një apo dy muaj para zgjedhjeve, pa dallim nëse ai aktual, apo Kodi zgjedhor i ardhshëm mund të jetë më i mirë, ose më pak të mirë nga ajo që e kemi sot si praktikë zgjedhore”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër LSDM i mbështet ndryshimet e Kodit zgjedhor, me të cilën parashihet formimi i një njësie zgjedhore dhe lista të hapura të deputetëve. Ajo kërkon nga VMRO-DPMNE dhe BDI, t’i tërheqin amendamentet dhe të fillojë debati.

Parashtrimin e mijëra amendamenteve nga LSDM e vlerësojnë si tentim të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ta bllokojnë procesin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Amendamentet e VMRO-DPMNE-së, sipas tyre dërgojnë porosi jo të ndershme. Përderisa amendamentet e partnerit të koalicionit BDI, për LSDM-në janë arsye serioze për të menduar se si të veprojnë.

Kryeministri, njëherit edhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se me ndryshimet në fjalë më tepër do të humbin partitë e mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE. Por, sipas tij do të fitojë shteti, partitë më të vogla dhe demokracia.

Ndryshe, propozuesit e këtyre ndryshimeve, ndarjen aktuale në gjashtë njësi zgjedhore e shohin si pengesë për një proces të drejtë zgjedhor, pasi ky sistem zgjedhor, sipas tyre i favorizon partitë e mëdha politike, në llogari të partive më të vogla dhe eventualisht të listave të pavarura.

Vendosja e një njësie zgjedhore, pa prag zgjedhor dhe me lista të hapura, sipas propozuesve të ndryshimeve do të sigurojë pluralizëm politik dhe demokraci në vend.

Marketing