LSDM-ja publikoi disa nga emrat e kandidatëve për kryetar komunash

LSDM-ja publikoi disa nga emrat e kandidatëve për kryetar komunash
A113.07.2021 336 1 minute read

Marketing

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sonte pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë bëri publike disa nga emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zaev me këtë rast u shpreh i bindur se edhe njëherë kandidatët e LSDM-së do të marrin besimin e qytetarëve. Ndërkohë numrin e plotë të kandidatëve për kryetarë komunësh por edhe listat e këshilltarëve tha se do ta publikoj kah fundi i muajit gusht.

“LSDM-ja bashkë me qytetarët e ofron ofertën më të mirë, kishim 630 kandidatura për kryetar komunash. Interesi i madh është dëshmi se politikat e LSDM-së janë njohur dhe pritur mirë nga qytetarët”, tha Zaev, derisa bëri publike emrat e 30 kryetarëve të komunave që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Vlen të theksohet se LSDM-ja edhe një mandat ia besoi kryebashkiakut aktual të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Përveç Shilegovit edhe Milikije Halimi fitoi besimin për tu kandidaur edhe për një mandat./alsat.tv

Marketing