LSDM-ja të premten vendos për zgjedhje eventuale

Luhatje mes vendimit për organizim ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se për këtë çështje, kryesia e partisë do të mblidhet të premten, ku edhe mund të merret një vendim.

Marketing

të premten. Mund të sjellim vendim por mund të jetë edhe vetëm debat dhe për disa ditë të sjellim edhe vendim. Me siguri do të fillojmë me procedurat për nominimin e kandidatëve për president të vendit dhe kandidatëve për kryetar komune në Ohër, Novo Sellë ose Dibër- deklaroi Zoran Zaev.

Megjithatë, nëse realizohen vetëm zgjedhje presidenciale, Zaev tha se do të bëhen përpjekje që ata sa më pak të ndikojnë në punën e institucioneve dhe realizimin e aktiviteteve të tyre.

Kryeministri pohoi se ai personalisht do të qëndrojë jashtë garës për president të ardhshëm. Deklaroi se tashmë matet vlerësimi i opinionit për disa funksionarë dhe personalitete publike dhe i zgjedhuri në fund duhet të jetë konsensual. Zaev është skeptik se kandidati i zgjedhur do të arrijë të marrë edhe mbështetjen e opozitës por u zotua se për këtë do të takohet edhe me partitë opozitare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga ana tjetër ka deklaruar se vazhdon përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe lokale dhe se është i gatshëm të zbatojë edhe zgjedhje parlamentare në rast se merret një vendim i tillë.

Ne gjithsesi përgatitemi për cikël zgjedhor kështu që nuk do të duhej të ishte problem organizimi edhe i zgjedhjeve parlamentare. Implikime financiare do të ketë sigurisht por për këtë mban llogari organi që i shpallë zgjedhjet, në këtë rast Kuvendi i cili do të duhet të bëjë disa korrigjime- pohoi kryetar i KSHZ-së Oliver Derkovski.

Jozyrtarisht flitet se pushteti mund të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm për shkak të daljes në zgjedhje të VMRO-DPMNE-së opozitare, me qëllim arritjen e censusit të votuesve prej 40% për president.

Marketing