LSDM kërkon dorëheqje nga Veljanovski, Milloshoski dhe Dimovski

Nga partia në pushtet LSDM, u kanë bërë thirje deputetëve të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanoskit, Antonio Milloshoskit dhe Ilija Dimovskit që të ndjekin shembullin e Pavle Bogoevskit dhe të japin dorëheqje nga posti i deputetit.

Marketing

LSDM këtë e kërkon përshkak se që të tre deputetët janë të dyshuar në lëndë të Prokurorisë Speciale Publike.

“Dorëheqja e Pavle Bogoevskit nga funksioni deputet për arsye morale, vetëm përshkak indicjeve është një akt i lartë moral dhe ndjenë e fuqishme të përgjegjësisë personale para qytetarëve. Tek deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale, nuk kanë asnjë ndjenjë të përgjegjësisë morale, kjo është e qartë. Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski të mos presin asnjë ditë më shumë, por menjëherë të japin dorëheqje nga pozitat e tyre. Kjo është më e pakta ëq mund të bëjnë për të shmangur çfarëdo mundësia të pengojnë apo të ndikojnë mbi proceset dhe hetimet gjyqësore kundër tyre. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë aspak kredibilitet derisa në radhët e tyre qëndrojnë deputetë kundër të cilëve udhëhiqen hetime dhe procese për vepra serioze”, kumtuan nga LSDM.

Ndryshe dje në seancë deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski dha dorëheqje për arsye morale, gjegjësisht pas përgjimit të publikuar duke porositur kanabis. Së bashku me të, dorëheqje nga Budapesti dha edhe deputeti tjetër i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Marketing