“Të gjithë këshilltarët e punësuar të kryeministrit futen në funksion të realizimit të angazhimeve të programit që janë në interes të qytetarëve dhe e shtyjnë vendin përpara drejt integrimit të plotë në BE dhe NATO”.

Ky është reagimi i LSDM-së pas konferencës për shtyp të Dimço Arsovski nga OBRM-PDUKM, i cili kërkoi nga kryeministri Zoran Zaev që të përgjigjet nëse është e vërtetë se këshilltari i tij për ndërtimtari ishte ndjekur penalisht.

Nga LSDM thonë se opozita ende nuk mund të pajtohet me Raportin e Komisionit Evropian dhe me rekomandimin e pakushtëzuar për fillimin e negociatave me BE-në, prandaj po përdor gënjeshtra.

Partia qeverisëse komenton se vendi është bërë një shembull i shkëlqyer në dy vjet, ndryshe nga periudha kur kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ishte këshilltar i Nikolla Gruevskit.

LSDM vlerëson më tej se këshillat mashtruese të Mickoskit i kushtuan shtetit më shumë se dy milionë denarë.

Nga atje thonë se qytetarët ende ndjejnë pasojat e këshillave të Mickoskit, një nga mbi 90 këshilltarët e Nikolla Gruevskit.