Nëpërmjet një kumtesë nga partia maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “fjalori i kryesisë anti-perëndimore e VMRO-DPMNE-së, udhëhequr nga anti-popullorit Hristijan Mickoski tregon se në krye të VMRO-DPMNE-së ka konfuzion të thellë, pa kompas politik dhe pa drejtim të veprimit politik”.

“Zëdhënësi i kryesisë anti-perëndimore dhe anti-popullore të VMRO-DPMNE-së sot e gaboi adresën, selia e atyre që e shkelën të drejtën dhe shtetin e së drejtës në pallatin e tyre të çmuar, simboli i krimit, ndërtuar gjatë varfërisë më të madhe dhe ekonomisë së shkatërruar, ku gjendet kryesia anti-perëndimore udhëhequr nga Mickoskit, lojtarit të bartësit të krimit, Nikolla Gruevskit”, reagojnë nga LSDM.

Nga LSDM-ja shtojnë se pyetjet për koncesione, tenderë dhe kilovatë, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së duhet t’i drejtojë ndaj shefit të kësaj partie, Hristijan Mickoski dhe ta pyes si mund që përmes konfliktit të interesave, nga Qeveria e mentorit të tij Gruevski ka marrë tokë shtetërore për të ndërtuar hidrocentrale.

“Udhëheqja anti-perëndimore e VMRO-DPMNE-së nuk mund të pajtohet me vullnetin e shumicës së qytetarëve që u përcaktuan për të ardhme në BE dhe NATO. Shumica dërmuese e deputetëve e ndjekin vullnetin e qytetarëve dhe në Kuvend filloi procesi që çon drejt integrimit në BE dhe NATO”, kumtojnë nga LSDM.

Në fund, LSDM-ja ju bën thirrje të gjithë deputetëve të mbetur të VMRO-DPMNE-së t’i braktisin politikat shkatërruese të Gruevskit dhe lojtarit të tij Mickoski dhe të japin përkrahje për procesin në Kuvend që, sipas LSDM-së, çon në fillimin e bisedimeve me BE-në.

Artikulli paraprakTë burgosurit kërkojnë amnisti nëse amnistohen të burgosurit e 27 prillit
Artikulli tjetërVrasja e maturantit, kërkohet rigjykim i rastit