LSDM: Ligji i gjuhëve është në pajtim me amendamentet e Kushtetutës nga viti 2002

Kryesia anti-kombëtare e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Hrisitian Mickoski vazhdon të mbjellë urrejtje dhe përçarje mes qytetarëve dhe vepron kundër konceptit një shoqëri për të gjithë.

Marketing

Gënjeshtër është lajmi i VMRO-DPMNE-së se do të punësojë persona shtesë nga nacionaliteti shqiptarë apo nacionalitet tjetër në institucionet shtetërore. Në pajtim me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, do të formohet Agjenci qendrore e cila do t’u shërbejë komunave dhe institucioneve në vendbanimet ku shumicë janë maqedonasit.

Ligji për përdorimin e gjuhëve e rregullon përdorimin e gjuhës shqipe e cila në Maqedoni është gjuha e dytë zyrtare që me amendamentet e Kushtetutës nga viti 2002 dhe i njëjti nuk ndikon në përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase.

Maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të jenë të qetë dhe ta refuzojnë urrejtjen që e përhap VMRO-DPMNE-ja, Maqedonia ndërtohet si një shoqëri që hapëron drejtë anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO.

Marketing