Sot, në kuadër të fushatës për zgjedhje presidenciale dhe lokale të pjesëshme, në Dibër qëndruan për vizitë dhe mbështetje, anëtarë të qeverisë, si: ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, shefi i shtabit qëndror të BDI Izet Mexhiti, deputetë dhe drejtorë të ndryshëm, të cilët në një takim të përbashkët ndërmjet dy kryesive të degëve lokale të BDI dhe LSDM’së, në zyrat e shtabit të BDI në Dibër, mbajtën mbëledhjen e shtabit të përbashkët, për të ngritur nivelin e bashkëpunimit lokal, me mbështetje nga strukturat kryesore të partnerëve të koalicionit qeveritar.

Ministri Spasovski shprehu përkushtimin për të përkrahur kandidatin për kryetar komune në Dibër z.Hekuran Duka.

Ndërsa shefi shtabit z. Mexhiti duke treguar nivelin dhe rëndësinë e kandidatit konsenual, për president shteti, bashkë me kryetarin e degës z.Mirzo, dhe vet kandidati z.Duka, shprehen mbeshtetje të plotë për z.Pendarovskin.

Takimi vazhdoi së bashku në teren, duke rezultuar me mbështetje masive të popullit.

evn