LSDM me iniciativë për legalizimin e marihuanës, partia mohon se ka të bëjë me deputetin Bogoevski

Deputetja e Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Julija Nikolovska nga radhët e LSDM-së, sot ka paralajmëruar se një grup deputetësh do të iniciojnë ligj për legalizimin e marihuanës, jo vetëm për përdorim medicinal siç ishte deri tani, por për përdorim të përgjithshëm.

Marketing

Siç theksoi Nikollovska, këtë vendim ligjor do ta iniciojnë me qëllim që të gjithë në shoqëri të kenë qasje të njëjtë.

Ajo nuk pranoi të komentojë mbi kolegun e saj, deputetin Pavle Bogoevskin, e cila u shpreh se audio incizimi në të cilën dëgjohet zëri i deputetit Bogoevski duke porositur, siç u shpreh ai vaj kanabisi, nuk është vërtetuar akoma se a është zëri i tij autentik.

Në pyetjen se çfarë dallon nga bombat e publikuara nga lideri i LSDM-së në vitin 2015 dhe audio incizimi I fundit, deputetja Nikollovska u shpreh se bëhet fjalë për dy momente të ndryshme.

“në këtë incizim që nuk është vërtetuar akoma, shpresoj se insitiucionet do të merren me atë ras, bëhet fjalë për sulm të dinjitetit personal, ndërsa në vitin 2015 bëheshe fjalë për një strukture të tërë politike e cila punonte kundër interesave shtetëror, e kjo bën dallim. A duhet apo jo të mbaj përgjegjësi deputeti, nuk mund të shprehem në emër të tij, ai do të prononcohet vet” ka thënë Nikollovska.

Në pyetjen se pse pikërisht tani po iniciohet legalizimi i marihuanës, pas skandalit me Bogoevskin, Nikollovska theksoi se nuk ka lidhje me rastin dhe se për këtë projekt është punuar me muaj të tërë në bashkëpunim me disa ambasada dhe me shoqërinë “Bilka”./Alsat

Marketing