LSDM: Me masat e LSDM-së gjatë dy viteve e gjysmë u rritën rrogat në të gjithë sektorët dhe do të vazhdojnë të rriten

LSDM dy herë e rriti rrogën minimale dhe ajo sot paraqet 14.500 denarë, që është për 60 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017 kur ajo ishte vetëm 9.000 denarë.

Marketing

Rroga mesatare në nëntor të vitit 2019 ishte 25.787 denarë dhe është pothuajse për 2.600 denarë më e lartë se sa në nëntor të vitit 2017.

Mbi 32.000 të punësuar në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me rritjen e fundit në janar prej 10 për qind marrin rroga më të larta për pothuajse 21% duke i pasur parasysh dy rritjet e kaluara për vetëm një vit.

Dukshëm u rritën edhe rrogat në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve.

E kthyem dinjitetin e edukatoreve dhe të punëtorëve social, 1.170 të punësuar në Qendrat për punë sociale morën rritje historike të rrogave mesatarisht për 4.363 denarë për të punësuar.

Rritje historikisht më të lartë morën 3.138 përkëdhelëset dhe edukatoret në kopshte të cilat tani marrin rrogë mesatarisht për 3.000 denarë më të lartë se më parë.

Rritja e rrogave vazhdon, Tashmë prej shkurtit dukshëm rriten rrogat në shëndetësi. Mjekët specialistë, infermieret dhe personeli teknik marrin rritje të re të rrogave.

Masat e LSDM-së e nxisin rritjen e rrogave në sektorin privat. Mes masave të tilla është edhe subvencionimi i kontributeve nga sigurimi i detyruar për kompanitë të cilat do t’i rrisin rrogat deri 6.000 denarë. Këtë masë deri më tani e shfrytëzuan mbi 20.000 kompani apo gjithsej 106.000 të punësuar në sektorin privat marrin rroga më të larta.

Të gjitha këto masa do të thonë përmirësim real të buxheteve familjare dhe standard më të alrtë jetësor.

Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor.

Marketing