LSDM: Me propozim-buxhetin sigurojmë rritje ekonomike dhe paga më të larta

Propozim-buxheti për vitin 2019 i përgatitur nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, siguron më shumë para për qytetarët, rritje ekonomike, paga më të larta dhe jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët. Pagat do të rriten në të gjithë sektorët.

Marketing

Në arsim, shëndetësi, gjyqësi, polici, në kopshte për fëmijë dhe administratë publike, parashihet rritja e pagave prej pesë për qind, ndërkohë që mjekët specialist do të marrin pagat të rritur me 10 për qind.

Në vitin 2019, parashikohet përshpejtim i rritjes së bruto prodhimit të brendshëm prej 3.2 për qind, ku pritet të kontribuoj rritja e parashikuar e kërkesës së brendshme, eksporteve dhe investimeve kapitale.

Papunësia do të ulet përmes paketës së masave aktive të punësimit – me vlerë 1.1 miliardë denarëve, historikisht shuma më e lartë, nga e cila pritet që norma e papunësisë të ulet për rreth 20 për qind.

Me punë të përkushtuar, qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të sigurojë më shumë para dhe jetë më të mirë për qytetarët, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Marketing