VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë tek elektorati maqedonas me 31.2 për qind mbështetje, derisa LSDM ka 28.3 për qind. Kështu tregojnë rezultatet nga hulumtimi të cilin për Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) e zbatoi agjencia M-prospekt në periudhën prej 24 korrikut deri më 1 gusht të vitit 2018.

Megjithatë, rritjen e mbështetjes së LSDM-së karshi VMRO-së e bën votuesi shqiptarë, konkretisht 8 për qind e të anketuarve shqiptarë kanë theksuar se mbështesin LSDM-së kundrejt më pak se 1 përqindëshit që janë shprehur për VMRO-në.

Në përgjithësi anketa tregon se LSDM ka 24.4 për qind mbështetje, VMRO 24.

evn