LSDM-ja kërkon nga kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, të përgjigjet në lidhje me takimin e tij me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Partia në pushtet vlerson se Mickoski po forcon dyshimet se ai dhe udhëheqësia e partisë e kanë ditur ose kanë lidhje me planin për arratisje të Nikolla Gruevskit.

“Mickoski ka obligim të përgjigjet për këto dyshime dhe aktivitetet e tij në të kaluarën. Institucionet kompetente duhet të nisin hetime për ikjen e kriminelit Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të gjendet dhe dënohen”, theksohet në komunikatën e partisë në pushtet.