Mickoski është i vetmuar në mbrojtjen e krimit, vullneti i qytetarëve është fitimtar, Maqedonia do të vazhdojë përpara. Hristijan Mickoski është tradhtar i interesave nacionale, që nuk di se çka do, ka reaguar sot LSDM përmes një komunikatë për media.

“Mickoski pa turp kushtëzon marrëveshjen dhe referendumin te ardhshëm me amnistimin e kriminelëve të familjes dhe mentorit të tij Nikolla Gruevski. Për shkak të amnistisë së krimit, Mickoski tenton të shtyjë Maqedoninë në izolim dhe paqartësi. Joserioziteti i tij çon në atë të mbetemi të vetmuar, të izoluar nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa ikja e tij nga përgjegjësia çon në konflikt, ndarje, kriminalitet dhe padrejtësi”, thuhet në kumtesë.

Por, shtohet më tej, sa do që të mundohen, VMRO- DPMNE dhe Mickoski nuk do ta bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë. “Maqedonia është shumë më e fuqishme se sjellja antishtetërore e Mickoskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Artikulli paraprakDafina Zeqiri bën ‘twerk’ para pasqyrës, shfaqet ‘përvëluese’
Artikulli tjetërVMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për vjedhje të parave të qytetarëve