VMRO-DPMNE-ja është e vetmja e cila me përkushtim punoi kundër integrimit në NATO dhe BE, kundër reformave dhe progresit të shtetit.

Kristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë të vetmit që u gëzuan dhe aluduan për gabimin historik të BE-së, sepse dëshirojnë që shtetin ta kthejnë prapa në izolim dhe pasiguri.

Pa vizion, pa program dhe qëllim konkret, VMRO-DPMNE-në e pret një debakël i vërtetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për këtë VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski u frikuan dhe ikën nga zgjedhje të parakohshme të shpejta në dhjetor.

Koalicioni i Kristian Mickoskit e ndryshoi vetëm emrin, ndërsa në thelb nuk u ndryshua asgjë. Ai është Koalicion për rilindje të regjimit, të krimit dhe izolimit.

LSDM-ja dhe Koalicioni të cilin e kryeson janë favorit në zgjedhjet e parakohshme, më 12 prill qytetarët do të votojnë për përparim, për zhvillim, për integrim, më 12 prill qytetarët do të konfirmojnë se shteti është në rrugë të drejtë!

Artikulli paraprakQeveria do ta shqyrtojë Propozim-programin shtesë për subvencione në bujqësi
Artikulli tjetër“Rasti 300”, 9 vjet burg për Gjoko Popovskin