LSDM: Mickoski gënjeu, VMRO-ja nuk ka dorëzuar amendamente në formë të shkruar

“Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kapure në një gënjeshtër të re. Në debatin e djeshëm televiziv Mickosi gënjeu para qytetarëve se partia e tij VMRO-DPMNE ka dorëzuar amendamente pët Ligjin për Prokurori Publike”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Marketing

“Mickoski gënjeu se VMRO-DPMNE deri tek Ministria e drejtësisë të shkruara në letër i ka dorëzuar amendamentet për ligjin. Më pas, VMRO-DPMNE gënjeu se ka dorëzuar amendamentet përmes postës elektronike në ora 16:19 minuta. Sa u përket amendamenteve të dërguara përmes postës elektronike, të njëjtit kanë arritur në ora 20:19 minuta, pasi që u zbulua se Mickoski gënjen për amendamentet”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia e Zaevit theksojnë se VMRO-DPMNE dhe Mickoski shumë mirë e dinë se si rrjedh procedura për parashtrimin e amendamenteve, andaj shihet qartë se ky është edhe një tentim për manipulim të opinionit.

Marketing