LSDM: Mickoski i nervozuar që nuk mund t’i mbrojë krimet e regjimit të Gruevskit

LSDM-ja ka reaguar pas komunikatës së VMRO-së ku theksohet se partia në pushtet frikësohet prandaj po arreston funksionarët e partisë opozitare. Në reagimin e LSDM-së theksohet se nervozizmi i Mickoskit vjen për shkak se nuk kanë mundësi që të mbrojnë krimet e regjimit të Gruevskit.

Marketing

“Në VMRO frikësohen nga drejtësia për shkak se i dyshuari Dimitar Dimovski është pjesë e firmës së përbashkët bashkë me Mickoskin, që fiton vend shtetëror për biznese me hidro-centrale nga Qeveria e Gruevski. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të përgjigjen para institucioneve gjyqësore. Koha kur gjyqësia dhe prokuroria ishin organe partiake përfundoi me kalimin e VMRO-së në opozitë”, thuhet në reagim. Më tej theksohet se ligjet vlejnë për të gjithë njëlloj, secili që ka shkelë ligjin duhet të përgjigjet.

Marketing