Derisa Maqedonia e merr ulësen e saj në ANTO, antiperëndimori Hristijan Mickoski vazhdon me destruksion dhe manipulime. Kështu janë shprehur në kumtesën e fundit nga partia në pushtet.

“Është i dëshpëruar Mickoski antiperëndimor. Nuk arriti dhe nuk do të arrijë ta pengojë ardhmërinë në NATO dhe në BE. Mickoski gënjen edhe në shtëpi edhe në Bruksel, por nuk do ta ulë suksesin e Maqedonisë. Maqedonia nesër ulet në ulësen e saj në NATO, ky është sukses për qytetarët dhe shtetin dhe humbje e fuqishme për Mickoskin dhe agjendën e tij antiperëndimore. Mickoski nuk do të kërkojë alibi për humbjen që po e pret, zgjedhjet do të jenë korrekte, të lira dhe demokratike siç i ngjan një shteti demokratik, anëtare e ardhshme e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE. Në vend që të përhapë gënjeshtra, Mickoski le të përgatitet për humbje në zgjedhjet presidenciale, le të përgatitet për humbje në çfarë do zgjedhje”, thonë nga LSDM.