LSDM: Mickoski të marrë guximin dhe të tregoj se është kundër bojkotimit të referendumit

Për më pak se 20 ditë nga referendumi VMRO-DPMNE-ja dhe Hristian Mickoski nuk kanë një qëndrim të qartë a janë kundër bojkotit të ardhmërisë së Maqedonisë.
Mickoski ka nevojë për ndihmë.

Marketing

Çdokush që e do Maqedoninë duhet t’i ndihmoj Mickoskit, t’i bëj thirrje të marr guximin dhe të tregojë a është kundër bojkotimit të ardhmërisë së Maqedonisë.

Vetëm ashtu, me një qëndrim të qartë dhe të fuqishëm Mickoski do të mund të shkonte në debat. Për debat nevojitet qëndrim.
Gjithçka tjetër paraqet nervozizëm dhe papërgjegjësi.
Këto momente historike në të cilat gjendet Republika e Maqedonisë janë thirrje për përgjegjësi të të gjithë aktorëve politikë, të mbështesin ardhmërinë e atdheut tonë në BE dhe në NATO.

Vota për Maqedoni evropiane është votë për ardhmërinë, për t’u bashkuar me aleancat më të forta në botë.
Ka ende kohë që Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të inkurajohen dhe të mbështesin ardhmërinë e Maqedonisë për familjen evropiane.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë