VMRO-DPMNE tregon se tek ta jo vetëm që asgjë nuk ndryshon, përkundrazi mbeten të bllokuar në matricën e Nikolla Gruevskit, sjellje destruktive dhe antishtetërore.

Dorëheqja e Pavle Bogoevskit nga funksioni deputet nga arsye morale është shembull për akt të lartë moral dhe ndjenjë e fuqishme e përgjegjësisë personale para qytetarëve.

Nga ana tjetër, kjo nuk është rast me deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së kundër të cilëve zhvillohen procese gjyqësore për vepra të rënda penale.

Hristijan Mickoski duhet t’i ftojë deputetët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski kundër të cilëve zhvillohen procese gjyqësore dhe hetime për vepra të rënda të japin dorëheqje nga funksionet e tyre.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë as kredibilitet minimal derisa në radhët e tyre ulen deputetë kundër të cilëve zhvillohen hetime dhe procese për vepra serioze.

Qendra për komunikim me opinionin nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë