LSDM: Mickovski edhe një herë dëshmoi se nuk kujdeset për drejtësinë dhe sundimin e së drejtës

Hristian Mickoski edhe një herë dëshmoi se nuk kujdeset për drejtësinë, nuk kujdeset për sundimin e së drejtës, kujdesi i tij i vetëm është që ta mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Propozimi i Mickoskit, që Vladimir Pançevski të jetë njeriu i parë i Prokurorisë së re Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë është propozim për kthimin e gjyqësorit “Svarovski” i cili punonte sipas instruksioneve të pallatit të bardhë.

Mickovski mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e krimit dhe veprimin kundër drejtësisë, kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit.

Përfundoi koha kur politikanët zgjidhnin prokurorë publikë.

Pançevski është personifikim i gjyqësorit “Svarovski” përmes së cilit VMRO-DPMNE-ja e rrënonte shtetin juridik dhe i shkelte të drejtat dhe liritë njerëzore.

Mickoski është personifikim i regjimit të VMRO-DPMNE-së e cila e instalonte këtë gjyqësor.

Përderisa të gjithë punojnë në gjetjen e zgjidhjes ligjore e cila do ta përforconte luftën kundër krimit të organizuar, Mickoski “gjakftohtë” e kandidoi Pançevskin, i cili është i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS dhe i cili ka dhënë udhëzime se cila lëndë te cili gjykatës do të ndahet.

Opinioni shumë mirë e di se kush është Vladimir Pançevski, njeriu i cili në qendër të Shkupit ndërtonte ndërtime pa leje të cilat pastaj vetë i rrënonte, njeri i cili ishte dënuar për mobing ndaj gjykatësve.

Këto janë imazhi dhe reputacioni i Pançevskit për të cilin tani flet Mickoski.

Mickoski i dëshpëruar dëshiron kthimin e gjyqësorit “Svarovski” nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së, por këtë film nuk do ta shohë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e pa kompromis dhe nuk njeh përkatësi partiake.

Marketing