LSDM: Mickovski është mbrojtës i kriminalitetit

LSDM i hedh poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së, për rastin e Rashkovksit. Ata thonë se mbrojtësi më i madh i kriminalitetit është pikërisht Mickoski.

Marketing

“Hristijan Mickoski çdo ditë e dëshmon se është mbrojtësi i vetëm dhe më i madh i krimit dhe kriminelëve. Ai nuk mund të pajtohet se sot drejtësia është e barabartë për të gjithë, të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit – përgjigjen, nuk ka më të paprekshëm.”,- thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se ndryshe nga koha e regjimit kur vendimet gjyqësore shkruheshin nga Pallati i Bardhë, sot institucionet punojnë në mënyrë profesionale, kundër çdo shkelje të ligjit.