LSDM në kërkim të një kandidate grua për president, ja kush mund të jenë në lojë

Pasi që VMRO-DPMNE zgjodhi për kandidate për president profesoreshën universitare Gordana Siljanovska – Davkova, LSDM tashmë e ka radhën për të përzgjedhur kandidatin e saj.

Marketing

Nga kjo parti kanë hapur konkurs për kandidaturat, ndërsa në lojë janë disa emra. Siç mëson INA, Radmilla Sheqerinska është një kandidaturë e mundshme që do të dal përballë kandidaturës së VMRO-DPMNE, por nuk përjashtohen edhe emra të tjerë. Po ashtu nga kjo parti theksojnë se LSDM tashmë po shqyrton listën e kandidaturave apartiake, për të përzgjedhur një kandidat për garën presidenciale. Në kalkulimet e kësaj partie ende janë Oliver Spasovski, Nikolla Dimitrov, Stevo Pendarovski dhe emra të tjerë. LSDM po synon që të ketë një emër që do të jetë i pranueshëm edhe për partitë shqiptare.

Marketing