Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese me shkrim ju është përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së, të cilët përveç dorëheqjes së Pavle Bogoevskit, kërkuan përgjegjësi penale edhe nga funksionarët tjerë qeveritar.

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE-ja është parti simbol e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

“Pavle Bogoevski tregoi përgjegjësi morale të lartë para qytetarëve, vlerë me të cilën VMRO-DPMNE-ja nuk është njohur. Dorëheqja e deputetit Bogoevski për arsye morale hap një çështje të rëndësishme: A do të japin dorëheqje deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët janë të akuzuar në procese gjyqësore?”, thonë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se në vend të dyfytyrësisë për të folur për moral, deputetët e OBRM-PDUKM-së duhet të ndalojnë së mbrojturi Nikolla Gruevskin.