LSDM: Nëse Mickovski do të japë dorëheqje nga Fakulteti i Makinerisë sepse ka qenë asistent tek babai i tij?

VMRO-DPMNE solli pandemi të nepotizmit, a do të japë Mickovski dorëheqje nga Fakulteti i Makinerisë për shkak se ka qenë asistent tek babai i tij.

Marketing

Kështu theksohet në kumtesën e LSDM-së, ku thuhet se nepotizëm ka qenë sundimin 11-vjeçar i VMO-DPMNE-së kur institucionet shtetërore u shndërruan në agjenci partiake për punësim të familjarëve, miqve dhe bashkëpartiakëve.

“VMRO-DPMNE është simbol i nepotizmit, ndërsa mes mijërave shembujve, më karakteristik është shembulli i Hristijan Mickovski, i cili nga shumë profesorë të Fakultetit të Makinerisë, u bë asistent i babait të tij, me të cilin edhe së bashku kanë shkruar libra dhe libra shkollorë”, theksohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, privilegjet, nepotizmi, nuk janë dhe nuk do të jenë vlerë e tyre.

Partia qeveritare pyet nëse Mickovski do t’i përcjellë shembujt dhe për shkaqe morale do të japë dorëheqje nga Fakulteti i Makinerisë, për shkak se nga aq shumë profesorë ai ka qenë asistent pikërisht tek babai i tij?

Gjithashtu pyesin edhe nëse do të japin dorëheqje babai dhe motra e sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i punësuar në QMK dhe MPB, si dhe 625 personat e punësuar në REK Bitolla, i punësuar përmes listave partiake të VMRO-DPMNE-së.

Marketing