LSDM përmes një kumtese për media ka thënë se “Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE ende nuk janë sqaruar rreth referendumit, dhe ende nuk deklarohen për çka janë”.

“Për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve, VMRO-DPMNE-ja ende nuk ka qëndrim të qartë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se nëse pranohej amnistia që kërkohej nga VMRO-DPMNE-ja, kjo partia do ta përkrahte këtë marrëveshje.

Ata shtojnë se Maqedonia nuk ka alternativë përveç, si thonë ata, anëtarësimi në NATO dhe BE. Sipas LSDM-së këto janë interesat më madhore strategjike kombëtare dhe shtetërore, dhe nëse partia VMRO-DPMNE ka ndonjë alternativë tjetër le ta thonë.

Sipas LSDM-së qytetarët do të thonë po për të ardhmen e Maqedonisë.