LSDM: Nikolla Gruevski qëndron pas protestës për mbrojtjen e terrorizmit që u nxit nga vet VMRO-ja

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, ka reaguar për protestën për lirimin e të dënuarve për dhunën në Kuvend, duke vlerësuar se VMRO-ja e udhëhequr nga “humbësi” Hristijan Mickoski vazhdimisht e mbron e krimin dhe kriminelët.

Marketing

“Me protestën e sotme edhe një herë dëshmojnë se janë në mbrojtje të dhunës, në mbrojtje të përpjekjeve për puç, për mbrojtje të tentim vrasjeve të deputetëve, gazetarëve dhe punonjësve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Partia në pushtet ka përsëritur qëndrimin se ish-kryeministri Nikolla Gruevski qëndron pas protestës për mbrojtjen e terrorizmit që u nxit nga vet VMRO-DPMNE-ja.

“Mickoski është vetëm zbatuesi i mentorit të tij në Budapest. E vetmja detyrë e Mickoskit është mbrojtja e krimit në radhët e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.