LSDM: Nis përgatitja për ndërtimin e linjës së tramvajit në Shkup

Fillon përgatitja për ndërtimin e linjës së tramvajit në Shkup, investohet në gazifikim, zgjidhet problemi me ndotjen. VMRO-DPMNE me politikat e saj  dështuese dhe kriminele e rrezikoi gjelbërimin dhe mjedisin jetësor dhe me vetëdije e injoroi problemin me ndotjen e ajrit, thekson LSDM.

Marketing

Në mënyrë shtesë përmes heqjes së tarifës së lirë të energjisë elektrike dhe shtrenjtimit për 100 për qind të energjisë elektrike VMRO-DPMNE detyroi mijëra amvisëri të kalojnë në mënyrë jo ekologjike të ngrohjes, ndërsa përgjegjësia për politikat e tilla dështuese në energjetikë ka edhe Hrisitojan Mickoski i cili ka qenë këshilltarë për energjetikë i Nikolla Gruevskit dhe drejtorit të SHA ELEM.

Qyteti i Shkupit paralajmëroi projekt kapitali që do ta avancojë transportin publik dhe do ta ulë ndotjen.

Është përgatitur tërësisht studimi i komunikacionit me zgjidhje teknike për ndërtim të fazës së parë të rrugës që tramvajit në relacionin Novo Lisiçe – Gjorçe Petrov.

Realizimi duhet të fillojë vitin e ardhshëm, ndërsa projekti ka vlerë mes 130 dhe 150 milionë euro dhe do ta avancojë transportin publik në kryeqytet si dhe do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit.

Intensivisht investohet edhe në gazifikim, projekt me interes strategjik i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, Qyteti i Shkupit dhe të gjitha institucionet kompetente punojnë çdo ditë përmes një sërë masash dhe aktivitetesh për të zgjidhur problemin kompleks të ndotjes prej një dekade, me qëllim që për dy vjet ndotja do të ulet për 50 për qind në Shkup dhe për 30 deri 50 për qind në nivel të gjithë Maqedonisë.

Marketing