LSDM: Njerëzit nga incizimet janë të lidhur me VMRO-në, askush nuk do të shpëtojë nga faji

LSDM ka dalë me reagim pas publikimit të videove të fundit të medias italiane “La Verita”. Ata thonë se hetimi duhet të përfshijë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çështje nga e para e deri në të fundit, përfshirë manjatë e regjimit.

Marketing

“Manjatë të cilët i krijoi regjimi, të ndihmuar nga Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE, janë duke bërë gjithçka për të thyer sundimin e ligjit, për të rrezikuar eurointegrimin e vendit, të mos miratohet ligji i Prokurorisë Publike, të prezantohen si viktima dhe të shpëtohen. Personat nga inçizimet janë të lidhur drejtpërdrejt me VMRO-DPMNE-në, si dhe njerëzit që publikojnë materialet. Këto janë skemat e Nikolla Gruevski.

Kushdo që shpresonte se publikimi i video materialeve do të rrezikonte provat në mënyrë që të mos i nënshtrohej procesit gjyqësor dhe të shpëtohej nga faji është gënjyer”, deklarojnë nga LSDM.

Marketing