LSDM: Opozita nuk do të arrijë të bllokojë reformat në arsim

LSDM me anë të një komunikate për media kë thënë se opozita nuk do të arrijë të bllokojë reformat në arsim.

Marketing

Komunikata e LSDM-së:

“VMRO-DPMNE-ja përsëri paralajmëron tentime të reja për referendum dhe bllokim të reformave në arsim dhe dixhitalizimin e procesit arsimor, pasi iu ndodho fijasko me protestat partiake. E drejta për të nisur referendum është e ligjshme dhe e garantuar nga Kushtetuta, por kjo është përpjekje tjetër absurde për të bllokuar një reformë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për procesin e përgjithshëm arsimor. Ligji i ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike është në përputhje me praktikat evropiane, por edhe kohën dhe epokën e teknologjisë në të cilën jetojnë të rinjtë”.Dixhitalizimi në faza i procesit mësimor që prezantohet me këtë zgjidhje ligjore do të sigurojë ndërveprim më të madh, zvogëlim të mësimit në shtëpi, dhe në të njëjtën kohë do të prezantohet gjithëpërfshirja, duke pasur parasysh që librat shkollorë do të jenë të disponueshëm në format audio, por edhe në Braille për studentët me shikim të dëmtuar”, thonë nga LSDM.

Marketing