LSDM: Pagat vazhdojnë të rriten, mbi 1.700 të punësuar në mbrojtjen sociale përfitojnë paga më të larta për 4.300 denarë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realizimin e reformave që i avancojnë sistemet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Marketing

Pagat vazhdojnë të rriten.

Me pagën e qershorit, kuadri profesionist në çerdhe ka përfituar rritje prej 3.000 denarë, me çka mbi 3.100 persona që janë të punësuar si edukatorë, kujdestarë, punëtorët profesionistë dhe bashkëpunëtorët – pedagogë, psikologu, logopedi, defektologu dhe të tjerët për kryerjen e punëve që lidhen me veprimtarinë e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore marrin paga dukshëm më të larta.

Gjithashtu, në përputhje me Marrëveshjen kolektive, paga më të larta përfiton edhe personeli ndihmës – teknik në çerdhe.

Vazhdon edhe realizimi i reformave që e avancojnë sistemin e mbrojtjes sociale, po kthehet dinjiteti i profesionit.

Nga paga e qershorit në sektorin e mbrojtjes sociale, pagat janë rritur për një mesatare prej 22 për qind, gjegjësisht për 4.367 denarë në vlerë neto për të punësuar.

Rritja e pagave po bëhet në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe kjo ka përfshirë 1.170 të punësuar.

Tashmë në shtator është paraparë edhe rritje e re prej 5 për qind.

Qendra për komunikime e LSDM-së

Marketing