LSDM: Pagën minimale do ta rrisim në 18.000 denarë, asistencë sociale për 34.000 familje

Kujdesi i vërtetë për të gjithë qytetarët vazhdon, pagën minimale do ta rrisim në 18.000 denarë, asistenca sociale do të zgjerohet në 34.000 familje, jemi duke i ndërtuar 777 banesa sociale.

Marketing

Politikat e LSDM-së dhe kryetarit Zaev në 2,5 vitet e kaluara dëshmuan se çfarë do të thotë kujdes real për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Por e dimë dhe jemi të bindur se mundemi akoma më shumë dhe akoma më mirë dhe prandaj qytetarët do të na japin mandat të vazhdojmë të kujdesemi për ata të cilëve u nevojitet ndihmë, për të varfrit, personat e ndjeshëm, të vazhdojmë të investojmë në njerëz dhe jo në përmendore.

Asistencën sociale e rritën për 300%, ndërsa deri në fund të mandatit të ardhshëm e njëjta do të zgjerohet dhe do ta pranojnë 34.000 amvisëri si ndihmë minimale të garantuar, ndërsa 65.000 fëmijë do të pranojnë shtesë fëmijërore.

Deri në vitin 2024, me arsimin parashkollor do t’i përfshijmë 60% të fëmijëve të moshës prej 3 deri në 6 dhe do t’i lirojmë nga pagesa e participimit për kopsht të gjithë fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta.

Familjeve në nevojë duhet t’u ndihmojmë, të kenë shtëpi të sigurt, vend të tyre ku e zhvillojnë familjen e tyre. Prandaj, në mandatin e radhës do t’i ndërtojmë 777 banesa sociale për familjet në nevojë por edhe për çiftet e reja.

Mjetet financiare për rikualifikim, trajnim dhe edukim proaktiv me qëllim të gjetjes më të lehtë të punësimit do t’i rrisim për 30%.

Sigurojmë ndihmë dhe mbështetje të madhe edhe për qytetarët tanë më të rritur. Do të hapim azil për pleq në Shkup, Koçan dhe Probishtip. Do t’i ndërtojmë edhe 10 qendra të reja për plakje aktive dhe të shëndoshë dhe shërbim për ndihmë dhe trajtim në shtëpi në 65 komuna.

Pagën minimale e kemi rritur në 18.000 denarë deri në fund të mandatit, ndërsa paga mesatare do të jetë 36.000 denarë, pasi secili meriton në mënyrë përkatëse t’i vlerësohet puna në vendin e punës.

Jemi duke ndërtuar shtet korrekt dhe të drejtë, jemi në rrugë të drejtë t’u mundësojmë të gjithë qytetarëve të kenë të drejta të barabarta.

Vazhdojmë së bashku me qytetarët edhe pas fitores së 12 prillit, së bashku mundemi më shumë dhe më mirë.

Qendra për komunikime – LSDM

Marketing