Një paraqitje e turpshme të Gjorge Ivanovit nuk mund të prish imazhin e shkëlqyeshëm ndërkombëtar të Maqedonisë që ajo ka ndërtuar muajt e kaluar. Nuk mund që krenaria tek secili qytetar nga suksesi i Maqedonisë të shkatërrohet me pjesëmarrjen e këtillë të Ivanovit, mbetja e fundit nga regjimi kriminal, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së, pas fjalimit të presidentit Ivanov para Asamblesë së Përgjithshme në KB.

“Është e turpshme që njeriu që kryen funksionin President, shërbehet me të pavërteta duke e manipuluar opinionin. Është e qartë se referendumi është për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO me identitet të forcuar dhe të sigurt. Nuk ka plan B. Këtë e dinë të gjithë dhe u tha qartë nga të gjithë përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe NATO-s që i zgjatën dorën atdheut tonë. Ivanovi nuk është ai që vendos. Vendosin vetëm qytetarët të cilët do të dalin në referendum. Qytetarët zgjedhin të ardhme, zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE. Për Maqedoni Evropiane”, citohet në kumtesën e LSDM-së.