Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se kur bëhet fjalë për çështje kyçe për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve, VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim të qartë dhe plan konkret.

Nga LSDM thonë se është joserioze dhe e papërgjegjshme që të mos konfirmohet qëndrim për këto çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka konfuzion në VMRO-DPMNE. Derisa Mickoski thotë se janë në konsultime, në partinë e tij nuk kanë asnjë informacion për atë që dje u konfirmua nga Aleksandar Nacev. Në vend që të fshihet pas lajmeve të rrejshme që plason partia e tij, Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të tregojë qëndrimin”, thonë nga LSDM.

Ata në fund shtojnë se në referendumin e 30 shtatorit qytetarët do të zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE.