LSDM pas zgjedhjeve do të vendos për koalicionimet

Fokusi i LSDM-së në këtë moment është zbatimi i zgjedhjeve demokratike më 12 prill, ndërsa për koalicionet do të vendoset pas zgjedhjeve, ka thënë dje ministri i lidhjes dhe transportit Goran Sugareski.

Marketing

“Ne jemi të koncentruar që më 12 prill të mbahen zgjedhje demokratike në të cilat jam i bindur se LSDM do të fitojë. Në pjesën e koalicionimit do të vendoset më pas”, ka thënë Sugarevski, në konferencë për shtyp, i pyetur nëse përsëri po hapet rruga për koalicionim i LSDM-së me BDI-në, pas deklaratës së Ali Ahmetit, i cili në kongresin e fundjavës së BDI-së theksoi a se janë të gatshëm për koalicionim me ata që e respektojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e Prespës.

Marketing