LSDM: Pasojat e injorimit 11-vjeçar të problemit të ndotjes së ajrit nga VMRO-DPMNE-ja akoma po vërehen

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se pasojat e injorimit 11-vjeçar të problemit të ndotjes së ajrit nga VMRO-DPMNE-ja akoma po vërehen.

Marketing

Nga partia në pushtet thonë se për dallim nga opozita, ata sot janë angazhuar në mënyrë aktive për të zgjidhur problemin me ajrin e ndotur.

“Lufta kundër ndotjes së ajrit është për çdo ditë, në vazhdimësi po merren masa për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar dhe sanksionimin e ndotësve”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se ka edhe shumë punë për t’u bërë, pasi problemi me ndotjen nuk mund të zgjidhet përnjëherë.

Marketing