LSDM: Për apetitet kriminale, Gruevski i gatshëm të shpenzonte 20 milionë euro

Kryerësi i krimit, Nikolla Gruevski, ishte i gatshëm të shpenzonte rreth 20 milionë euro para të qytetarëve, përmes fondeve nga institucionet publike për të ndërtuar rrotën panoramike në Vardar, kanë reaguar nga LSDM-ja.

Marketing

“Që të plotësohen dëshirat personale të Gruevskit, është ndryshuar plani detal urbanistik për të ndërtuar rrotën panoramike, qëllimi i vetëm i së cilës ishte të shihej krimi i projektit “Shkupi 2014. Përveç milionave të shpenzuara për ndërtimin e saj, është rrezikuar edhe rrjedha natyrore dhe eko-sistemi i lumit Vardarit.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Marketing