LSDM: Për dy vjet e gjysmë paga mesatare më e lartë për 4.000 denarë ndërsa ajo minimale për 5.500

LSDM si parti përgjegjëse mbetet e përkushtuar të punojë jashtëzakonisht në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Marketing

Me ardhjen në pushtet të LSDM-së paga minimale së pari u rrit në 12.000 denarë, që pastaj të arrijë 14.500 denarë. Kjo është rritje e pagës minimale për 5.500 denarë vetëm për dy vjet e gjysmë.

Në vitin 2017 me ardhjen në pushtet të LSDM-së në qershor paga mesatare ishte 22.808 denarë, ndërsa në dhjetor të vitit 2019 arriti 26.836 denarë. Kjo është rritje e pagës minimale për mbi 4.000 denarë.

Këto janë shifra dhe fakte që i konfirmojnë politikat e suksesshme ekonomike të LSDM-së të realizuara vetëm për 2.5 vjet.

Në kohën e VMRO-DPMNE-së paga minimale mezi arrinte 9.000 denarë, ndërsa për shtatë vjet qeverisje të VMRO-DPMNE-së paga mesatare u rrit vetëm për 2.000 denarë.

Pas zgjedhjeve më 12 prill vazhdojmë me trendin e njëjtë dhe në mandatin e ri qëllimi është deri në fund të vitit 2024 paga minimale të arrijë më së paku 18.000 denarë.Sipas spirales së rritjes, do të rritet edhe paga mesatare.

Edhe pas fitores më 12 prill vazhdojmë në rrugë të drejtë së bashku me qytetarët.

Qendra për komunikime me opinionin të LSDM-së

Marketing