LSDM: Për herë të parë në histori, 30 parti mbështesin një kandidat

“Për herë të parë në histori, 30 parti politike, nga të gjitha bashkësitë etnike u bashkuan rreth kandidatit të përbashkët për kryetar shteti.

Marketing

Maqedonas, shqiptarë, serb, romë, turq, boshnjakë, vlleh dhe gjithë të tjerët, mbështesin Stevo Pendarovski, kryetar dhe shok mbipartiak, evropian dhe qytetarët i gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju nevojitet kryetar i vërtetë, bashkëpunëtor dhe mik i qytetarëve edhe në të ardhmen dhe se kryetari duhet të ofrojë zgjidhje në interes të gjithë qytetarëve dhe që do të punojë në integrimin e NATO-s dhe BE-së.

Stevo Pendarovski, thonë nga LSDM, është personalitet që është i gatshëm ta udhëheq shtetin drejt të ardhmes së ndritshme, dhe jo ta kthejë prapa në të kaluarën e errët.
“Fitorja e Pendarovskit në zgjedhje do të jetë edhe një fitore e rrugës tonë drejt zhvillimit dhe integrimin e plotë në NATO dhe BE”.