LSDM përmes Spasovskit kopjon Vetingun e BDI-së

Kryeministri Teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka thënë se në radhë është gjyqësia të spastrohet nga të korruptuarit.Por tre vite të qeverisjes nga ana e partisë së tij asnjë nuk u dënua dhe sidomos peshqit e mëdhenj të politikës ia kaluan paqtë, vetëm kryeprokurorja shkoi prapa grilave,pra janeva që erdhi si shpresa e luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar .

Marketing

Pyetja është ku u tretën të ashtëquajturat bomba me të cilat edhepse si humbëse LSDM erdhi në pushtet, por më pas drejtësia mbeti në vendnumëro, mbeti po aty por me sknadale tjera të rënda .

Spasovskit dhe partisë së tij tani i është kujtuar Vetingu i BDI-së një ide tjetër madhore e këtij subjekti .
Spasovski tani po ” vjedhë” një tjetër ide të madhe të BDI-së e cila vazhdimisht është shprehur se pavarësia e gjyqësorit do të ndikoj ne evitimin e drejtësisë selektive në vend, të frymëzuar nga politika dhe biznesi, të aplikuar nga prokurorë dhe e zbatuar nga gjykatës me paragjykime nga sisteme të kaluara, me bindje arkaike dhe me prirje korruptive.

Spasovskit dhe LSDM-së tani i është kujtuar ajo që tha BDI disa muaj më parë se janë seriozisht të interesuar që këtë proces pa asnjë kompromisë ta kalojnë edhe politikanët në përgjithësi por edhe çdo funksionar i Bashkimit Demokratik për Integrim në veçanti.

Ndryshe Spasovski ka thënë se “Ne në tre vitet e fundit kemi punuar në ndërgjegje dhe në përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv – askush të mos mendojë të përzihet në punën e pushtetit gjyqësor, siç ka ndodhur në kohërat e zymta të regjimit. E sollëm Ligjin për prokurorinë publike që garanton se të gjitha lëndët me korrupsion të lartë, duhet të kenë zgjidhje gjyqësore. Në programin tonë obligohemi me radhë, disiplinë dhe drejtësi. prioriteti i parë në këtë pjesë është pastrimi i gjyqësisë, në të cilën gjendjen mbetje nga gruevizmi”, deklaroi Spasovski.

Marketing