LSDM: Po zgjidhet problemi i kopshteve për fëmijë

Partia në pushtet LSDM, thekson angazhimin e sajë për të zgjidhur problemi me kopshtet për fëmijët duke shtuar se janë hapur 13 kopshte të reja dhe 11 janë në fazën e hapjes.
Nga kjo parti thonë se qeveria e tyre është e vendosur në realizimin e detyrave për sigurimin e cilësisë dhe kushteve adekuate për fëmijët.

Marketing

“Po zgjidhet problemi me mungesën e kapaciteteve për pëkujdesjen e fëmijëve, po investohet në ndërtimin e kopshteve të reja sidomos në rajonet rurale, të cilat janë harruar me vite”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se përveç që përforcohet kuadri, i kanë rritur edhe pagat për punëtorët në kopshte.

Marketing