Nuk është e saktë se borxhi është rritur për 32 milionë euro, prej kur VMRO-DPMNE-ja e krijoi borxhin publik shënon ulje, për herë të parë pas 9 viteve, kumton Qendra për komunikime e LSDM-së.

“Pasi VMRO-DPMNE-ja e krijoi borxhin publik dhe i detyroi qytetarët, për herë të parë pas 9 viteve të plota, në vitin 2017 borxhi publik shënon ulje. Në vitin 2018 mbetet në nivelin e njëjtë.

Politikat kriminale të VMRO-DPMNE-së, thuhet në kumtesë, i detyruan dhe i varfëruan qytetarët. Janë trashëguar detyrime prej 2 miliardë e 114 milionë euro deri në vitin 2020 të cilat duhet të kthehen. Ato janë interesa dhe kryegjëja nga huat të bëra në kohën e VMRO-DPMNE-së.

Pikërisht për shkak të politikave kriminale të VMRO-DPMNE-së, borxhi publik ishte në rritje të shpejtë dhe i paqëndrueshëm. Nga viti 2008 ai është rritur me shpejtësi, që në vitin 2016 i njëjti të dyfishohet. (Prej 23% në 48% në vitin 2016).

Nuk është i saktë pohimi se borxhi është rritur për 32 milionë euro. Mjetet e marra në ankandin e sotëm janë për kthimin e borxhit në javën e njëjtë dhe neto huamarrja nuk është 32 milionë siç pohon VMRO-DPMNE-ja, thonë nga LSDM-ja.

Ata të cilët e kanë dyfishuar borxhin dhe kanë krijuar detyrime të mëdha të cilat tani po kthehen, mundohen ta gënjejnë opinionin. Tani, kur borxhi është vendosur nën kontroll dhe me të menaxhohet me përgjegjësi.

Maqedonia shkon përpara, politikat në ekonomi sjellin përfitime për qytetarët, biznesmenët dhe shteti i japin fund shpenzimeve enorme të parave të shtetit.

Qytetarët të jenë të qetë, me menaxhim ekonomik dhe të përgjegjshëm me financat publike. Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja krijon kushte për kthimin e borxheve dhe sigurim të stabilitetit financiar, rritje dhe zhvillim”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.