LSDM pyet publikisht VMRO-në se a janë kundër NATO-s dhe BE-së?

Partia në pushtet, LSDM përmes një komunikate me shkrim thonë se joserioziteti dhe sjellja antishtetërore e Hristijan Mickoskit shkoi aq larg saqë kryetari i VMRO-DPMNE-së publikisht deklaroi se për të qytetarët janë gabim statistikor, transmeton Zhurnal.

Marketing

Nga kjo parti potencojnë se qytetarët nuk janë dhe nuk do të jenë ndonjë gabim, por ata janë më të rëndësishëm dhe në vend të parë.

“Mickoski sikur dëshiron të bëj gara me bllokun destruktiv në skenën politike që është kundër përparimit të Maqedonisë dhe antarësimit në NATO dhe BE, bllok i cili dëshiron të pengon ardhmërinë maqedonase. Cili është shkaku që Mickoski dhe VMRO-DPMNE ende nuk kanë qëndrim për çështjen kryesore për ardhmërinë maqedonase? A janë kundër NATO-s dhe BE-së?”, pyesin nga LSDM.