Hristian Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së mbeten të izoluar në sjelljen antishtetërore përmes së cilës me çdo çmim tentojnë ta frenojnë ardhmërinë e Maqedonisë.

Me zgjidhjen e kontestit Maqedoni – Greqi hapen dyert për hyrje në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në. Marrëveshja përfundimtare me Greqinë është që të mundet Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe për këtë pyetja e referendumit është e qartë dhe është një dhe e vetme.

Pyetja e referendumit është e qartë – ardhmëri apo izolim dhe nëse Hrisitian Mickoski ka pak përgjegjësi dhe seriozitet publikisht do të dalë dhe do të thotë për cilin opsion vërtetë është.

Është e dukshme, të bashkuara janë të gjitha partitë politike të cilat në të vërtetë janë për BE dhe NATO, ndërsa vetëm Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së janë të izoluar dhe kundër integrimit.