LSDM: Qëndrimet e VMRO-së të dëmshme për shtetin

LSDM akuzoi VMRO-DPMNE-së se po tenton të pengojë zgjidhjet ligjore në interes të qytetarëve.Poashtu nga partia në pushtet kanë theksuar se me qëndrimet e saja VMRO po tenton të dëmtojë integrimet.

Marketing

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend pengojnë miratimin e ndryshimeve ligjore për rritjen e pensioneve në vlerë prej 700 denarëve për rreth 320 mijë pensionistëve. Ishim kundër rritjes së pagës minimale, si dhe zgjidhjes së statusit të punëtorëve të ndërmarrjeve të falimentuara, frenojnë gjthçka që nënkupton rikthimi i parave tek qytetarët dhe çdo gjë që nuk është në përputhje të planit të Nikolla Gruevskit. Ju e patë se çfarë bënë me dorëzimin e mijra amadamenteve për propozimin për një njësie zgjedhore. Janë të vetëdijshëm se qytetarët nuk e duan Hristijan Mickovskin dhe për këtë arsye po frikësohen nga listat e hapura dhe zëri i qytetarëve. E frenuan edhe marrëveshjen e Prespsë për të penguar anëtarësimin në NATO, ndërsa dje dëgjuam se do të ndryshojnë edhe Kushtetutën dhe do ta kthejnë vendin prapa dhe do ta largojnë nga NATO”, tha Damjan Mançevski nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se VMRO nuk e mbështet as ligjin e mbrojtjes që është obligim konkret për anëtarësim në NATO.

Marketing